Stambolli i pamëshirshëm - Fikret Kuskan

Ka lindur në  22 Prill të vitit 1965 në Stamboll. Babai i tij ka emigruar nga Shqipëria dhe aktori kaloi të gjithë fëmijërinë e tij në Istinye. Pas vdekjes së të atit aktori u detyrua të braktiste shkollën dhe u zhvendos të jetonte në Tokat për 3 vite. Ai u rikthye sërisht në Stamboll për të vazhduar studimet e tij të shkollës së  mesme ku filloi dhe interesin e tij për teatrin. Pas diplomimit të tij Fikret themeloi së bashku me miqtë e tij më të mirë një studio fotografie por pasioni për teatrin nuk rreshti së qenuri një prioritet për të. Ai filloi studimet për karrierën e tij në Istanbul University State Conservatory. Debutimin e tij të parë aktori i mirënjohur e  kishte në filmin Sis në rolin e Muratit. Aktori numëron me dhjetra seriale. Disa prej tyre janë:
Cemberimde Gul Oya në rolin e  Kahraman, Hanimin Ciftligi, Hayat Devam Ediyor, Yasak, Zalim Istanbul


Të gjithë personazhet e "Stambolli i pamëshirshëm"

Ka lindur në 17 Janar 1991 në Ankara. Ai është ...më shumë

Ka lindur në  22 Prill të vitit 1965 në Stamboll. ...më shumë

Mine Tugay ka lindur në Konya në 28 Qershor 1978. ...më shumë

Deniz Ugur lindur në 17 tetor 1971 në Ankara. Ajo ...më shumë

Sera Kutlubey ka lindur në 19 Prill 1994 në Stamboll. ...më shumë

Aktori ka lindur në 7 Shtator 1994 në Stamboll. Para ...më shumë