Të mposhtësh të shkuarën - Angelique Boyer

Angelique Boyer ka lindur më 4 korrik 1988 dhe është një nga aktoret më të suksesshme meksikane. Karrierën e nisi në role dytësore në seriale si Rebelde, Muchachitas come tu, Corazon Salvaje, Alma de Hierro etj…

Në vitin 2010, ajo fitoi rolin e saj të parë si protagoniste në serialin “Teresa”, rol që së bashku me atë në “Mujeres Asesinas” vulosën famën e saj dhe e shndërruan në një nga aktoret më të pëlqyera nga fansat. Në vitin 2012, interpretoi në telenovelën “Abismo de pasión”. Më pas, në dy role të tjera protagoniste në serialet “Lo que la vida me robo/Pasion i rrëmbyer) dhe Tres veces Ana/Tre Anat). Angelique Boyer është 3 herë fituese e çmimit “Aktorja më e mirë protagoniste” në ceremoninë prestigjioze të çmimeve TV y NOVELAS dhe numëron mbi 15 nominime për çmime të ndryshme. Gjithashtu, numëron dhe dhjetra role në teatër, është aktorja meksikane më e ndjekur në rrjetet sociale, me mbi 10 milionë ndjekës vetëm në Instagram.

Aktualisht, është prej disa vitesh në një marrëdhënie dashurie me aktorin e njohur Sebastian Ruli.

 Në Tring e kemi ndjekur edhe në serialet “Tre Anat”, “Të duash deri në vdekje, “Perandoria e Gënjeshtrave”, “Teresa”.

Ju do ta ndiqni në serialin “Të mposhtësh të shkuarën” nga e hëna në të premte, ora 19:15 në 3 Plus!


Të gjithë personazhet e "Të mposhtësh të shkuarën"

Angelique Boyer ka lindur më 4 korrik 1988 dhe është ...më shumë

Ka lindur më 6 korrik 1975 në Buenos Aires të ...më shumë

Teresa de Jesús Buenfil López, e njohur gjerësisht me emrin ...më shumë