- Aron Diaz
Aaron Diaz Spencer, ka lindur më 7 mars 1982 në Puerto Vallarta, Meksikë. Babai i tij është meksikan dhe nëna e tij amerikane. Ndërsa ishte ende shumë i ri, ai u transferua me familjen e tij në qytetin e San Miguel de Allende, ku kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij. Më vonë ai u zhvendos në Kaliforni për të ndjekur shkollën e mesme, në këtë periudhë fillon të punojë edhe si model. Ideja e tij ishte të studionte Menaxhim Mikpritjeje dhe Turizëm në Las Vegas, por u ftua në audicionet për Centro de Educación Artística (CEA) të Televisa, një mundësi që ai nuk hezitoi ta shfrytëzonte, pikërisht kur kuptoi se aktrimi ishte pasioni i tij.
Mundësia e tij e parë për të marrë pjesë në një telenovelë erdhi kur ishte ende student i CEA. Ai u bë i njohur në vitin 2002 teksa luante rolin e ‘Kike’ në telenovelën e adoleshentëve “Clase 406”, e cila theu rekorde. Është i njohur për shumë telenovela, Santa Diabla, Rosario, Quantico etj.
Ju do e ndiqni në serialin “Teresa” nga e hëna në të premte, ora 18:40 në Novelas!
Të gjithë personazhet e ""
Angelique Boyer ka lindur më 4 korrik 1988 dhe është ...më shumë
Ka lindur më 6 korrik 1975 në Buenos Aires të ...më shumë
Ana Brenda Contreras ka lindur në 24 dhjetor 1986 në ...më shumë
Aaron Diaz Spencer, ka lindur më 7 mars 1982 në ...më shumë