Tre Anat - Angelique Boyer

Angelique Boyer ka lindur më 4 korrik 1988 dhe është modele dhe aktore meksikane. Ajo nisi të interpretonte në role dytëore në serialet si Rebelde, Muchachitas come tu etj. Në vitin 2010, ajo fitoi rolin e saj të parë protagonist si Teresa. Ndërkohë që xhironte serialin Rebelde, së bashku me Estefania Villareal (e cila interpretonte si Selina) dhe Jose Luaj (Zoraida) krijuan bandën muzikore të njohur si C3Q’S. Me rolin e saj në vitin 2009 në Mujeres Asesinas 2, Boyer fitoi simpatinë e shumë fansave.  Në 2012, ajo interpretoi në Abismo de pasion. Të tjerë seriale në karrierën e Angelique-s përmendim Alma de hierro, Corazon salvaje, Lo que la vida me robo etj. Në serialin “Tre Anat” ajo luan njëkohësisht si Ana Lucia, Ana Laura dhe Ana Leticia.

Angelique Boyer është fituese 3 herë e cmimit “Aktorja më e mirë” dhe numëron mbi 15 nominime për çmime të ndryshme. Aktualisht, ajo është e martuar me aktorin e njohur me të cilin interpreton në “Tre Anat”, Sebastian Ruli.


Të gjithë personazhet e "Tre Anat"

David Zepeda ka lindur më 19 Shtator 1973 në Meksikë ...më shumë

Ka lindur më 6 korrik 1975 në Buenos Aires të ...më shumë

Angelique Boyer ka lindur më 4 korrik 1988 dhe është ...më shumë