Tre Anat - Sebastian Ruli

Ka lindur më 6 korrik 1975 në Buenos Aires të Argjentinës. Ai ka studiuar për administrim biznes, por pas përfundimit të studimeve vendosi të mos qëndrojë në vendin e tij, por të udhëtojë drejt Europës, për të provuar fatin në modeling. Ai u rikthye në Ameriken Latine, saktësisht në Meksike ku mori leksione aktrimi, gjë për të cilën kishte investuar edhe më parë në Argjentinë, Spanjë dhe Itali.

Në vitet 1995-1998 ai nisi rrugën e tij në botën e telenovelave në vendlindje, më pas vendosi të zhvendoset në Meksike. Debutimi i tij daton në vitin 2000 me serialin “Primer amor, a mil por hora”, më pas vijoi me “Sin pecado concebido” dhe “Clase 406” të cilat ishin dy melodramat që e pozicionuan në aktorin më të dashur të momentit. Në vitin 2004 ishte pjesë e kastit të serialit shumë të suksesshëm, madje edhe në Shqiperi, “Rubi”, ku interpretonte krah aktores Barbara Mori. Ky ishte projekti që i dha njohje ndërkombëtare. Sebastian numëron mbi 20 pjesëmarrje në seriale përgjatë karrierës së tij. Në 10 vitet e fundit Ruli ka qenë përgjithësisht personazhi kryesor. Në jetën private Sebastian ka qenë i martuar me Cecillia Galliano në vitet 2008-2011 me të cilën ka edhe 1 djalë, ndërsa që prej vitit 2014 është në lidhje dashurie me Angelique Boyer, aktoren simpatike me te cilën interpreton në serialin “Tre Anat”.


Të gjithë personazhet e "Tre Anat"

David Zepeda ka lindur më 19 Shtator 1973 në Meksikë ...më shumë

Ka lindur më 6 korrik 1975 në Buenos Aires të ...më shumë

Angelique Boyer ka lindur më 4 korrik 1988 dhe është ...më shumë