Trumcaku - Fahriye Evcen

Fahriye evcen ka lindur më 4 qershor 1986 në Gjermani. Mamaja e saj është nga Kaukazi ndërsa babai nga Kavala e Greqisë. Ajo ka studiuar për sociologji për 1 vit në vendlindje. Historia e saj si aktore ka nisur gjate pushimeve që Fahriye po bënte në Turqi para disa vitesh, ku aktorja Oya Aydogan e prezantoi atë me producentin Ibrahim Mertoglu. Në moshen 19 vjecare Fahriye u zhvendos ne Turqi ku studioi per histori dhe u diplomua në vitin 2014. Një vit më pas ajo u bë imazhi i një linje shumë të njohur kozmetike dhe në vitin 2016 imazh i një linje veshjesh ku vijon të jetë edhe sot.

Fahriye Evcen nisi të shfaqej si aktore në publik që në vitin 2005 me serialin “Asla unutma” në rolin e Pinar. Vit pas viti ajo ka qene e zënë me projekte, ku vijoi me seriale si Hasret, Yalanci bahar, Veda etj. Filmi i fundit që realizoi ishte ai me aktorin Murat Yildirim “Sonsuz ask”.


Të gjithë personazhet e "Trumcaku"

Hande Ereçel ka lindur në 1993 në Balikesir. Ajo është ...më shumë

Deniz Celiloğlu lindi në Bullgari dhe në moshën 3 vjeçare ...më shumë

Begüm Kütük ka lindur në Izmir dhe studimet e larta ...më shumë

Fahriye evcen ka lindur më 4 qershor 1986 në Gjermani. ...më shumë

Burak Ozçivit (lindur më 24 dhjetor 1984 në Stamboll) është ...më shumë