Vajza e ambasadorit - Neslihan Atagül

Neslihan Atagyl (lindur më 20 gusht 1992 në Stamboll), është aktore turke.  Ajo e ka filluar jetën e aktrimit për herë të parë në 2006 me personazhin e Denizit në telenovelën “Yaprak Dökümü/Bien gjethet”. Ajo ka luajtur sërish në vitin 2006 në filmin “İlk Aşk/Dashuria e parë”. Me këtë film, në festivalin e filmit “Altın Koza” ajo u vlerësua me çmimin “Aktorja e re shpresëdhënëse”. Në vitin 2011 ka luajtur në telenovelën “Hayat Devam Ediyor/Jeta vazhdon” me regjisor Mahsun Kërmëzëgyl. Në vitin 2012 filmi “Araf” i cili tregon historinë e dy të rinjve që punojnë në një vend ku autobusët ndalojnë për pushim, fitoi pëlqimin e shikuesve me performancën e Neslihan Atagylit. Neslihan Atagyli në vitin 2013 ka luajtur në telenovelën “Fatih Harbiye”.

Ju do ta ndiqni në serialin “Vajza e ambasadorit” çdo të hënë dhe të martë ora 20:00 në JollyHD dhe ora 21:00 në 3 Plus!


Të gjithë personazhet e "Vajza e ambasadorit"

Engin Akyürek ka lindur në 12 tetor 1981 në Ankara ...më shumë

Neslihan Atagyl (lindur më 20 gusht 1992 në Stamboll), është ...më shumë

Uraz Kaygilaroglu ka lindur në 30 Qershor 1987 dhe është ...më shumë