Vajzat e diellit - Burcu Ozberk

Burcu Ozberk ka lindur më 12 Dhjetor 1989 në Eskisehir, në Turqi. Ajo ka përfunduar studimet e larta për dramaturgji në Konservatorin e Ankarasë. Debutimin e saj si aktore e ka pasur në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, por kulmin e karrierës e ka arritur me serialin “A vjen më pas dashuria”, për të cilin, së bashku me Caglar Ertugrul, u vlerësuan me çmimin Golden Butterfly, si aktorët protagonistë më të mirë në komedi romantike. Së fundmi, është e angazhuar në një tjetër projekt prestigjioz të Kanal D me titullin “Çocukluk”. Për interpretimin e saj në filmin artistik “Direnis Karatay” është vlerësuar me çmimin “Ylli i Artë”.

Ju do ta ndiqni në serialin Vajzat e Diellit, në rolin e Nazllë Jëllmaz, nga e hëna në të premte ora 19:30 në Kanal D Drama.


Të gjithë personazhet e "Vajzat e diellit"

Evrim Alasya është aktorja turke e lindur në Izmir të ...më shumë

Hande Erçel – Aktorja e bukur ka lindur në 1993 ...më shumë

Burcu Ozberk ka lindur më 12 Dhjetor 1989 në Eskisehir, ...më shumë

Tolga Saritas është aktori i mirënjohur turk që ka lindur ...më shumë