Kompania

Fillimet e Tring startojnë që në vitin 2006 me themelimin e Albanian Satellite Communications, një kompani private me zyra qëndrore në Tiranë. ASC është ofruesi kryesor për Hi-Speed Internet, shërbimet e telefonisë dhe Dixhital TV, për klientët familjarë dhe biznese në Shqipëri. Por me rritjen e shërbimeve dhe klientëve, ASC u përqendrua në ofrimin e shërbimit të internetit dhe telefonisë duke shtyrë kështu në lindjen e dy kompanive simotra: Tring TV dhe Tring Communications.

Tring TV u themelua në vitin 2008, me pjesëmarrje 100% nga investitorë shqiptarë. Tring ju dhuron eksperiencën unike të shijimit të televizionit falë larmishmërisë së kanaleve për të gjithë familjen dhe produksioneve 100% shqiptare. Tring është pjesë e Grupit Edil, një ndër më të mëdhenjtë në vend.

Në gusht 2014 Tring, një nga operatorët lider në Shqipëri sa i takon shërbimeve të teknologjisë së lartë ka realizuar bashkimin në një brand unik , të dy kompanive Tring TV dhe Tring Communications. Kjo do të thotë se shërbimet përkatëse janë bashkërenduar në një platformë dhe orientim të unifikuar.

Tashmë Tring ofron disa produkte njëkohësisht, me qëllim lehtësimin e jetës dhe argëtimin pa limit, falë shërbimeve të avancuara të platformës tokësore dhe satelitore, të televizionit të gjeneratës së ardhshme My Tring IPTV dhe shërbimeve të internetit me shpejtësi të lartë.

Ne sigurohemi që ju të qëndroni të frymëzuar, të informuar dhe në kontakt si kurrë më parë, me shërbimet tona të avancuara. Prej një kohë të gjatë, Tring ofron vazhdimisht produkte innovative dhe me një cilësi të lartë shërbimesh.

Misioni ynë është të lidhim njerëzit me botën, kudo që ata jetojnë dhe punojnë. Ne jemi duke krijuar zgjidhje të reja për klientët familjarë dhe biznese për t’i ndihmuar në mënyrën e komunikimit dhe argëtimin pa limit.

  • Tring Televizion –  ka gjithmonë diçka për secilin prej klientëve tanë dhe këtë e pohojnë shikuesit e kanaleve Tring në të gjithë Botën, që tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre përfundimtare. Tring ofron deri në 50 kanale për ҫdo kategori: kinema, fëmijë, lifestyle, dokumentarë, sport & për të rritur, nëpërmjet sistemit satelitor, dixhital tokësor  dhe kabllor.
  • Tring Internet është projektuar në mënyrë që familja juaj të lundrojë e qetë në internet dhe të shkarkojë pa limit. Tring është operatori i vetëm që ofron shërbimin Triple PLAY ( Internet, Telefoni, Televizion) në një paketë të vetme. Shërbimet tona kanë përmirësuar mënyrën se si njerëzit shijojnë argëtimin. Me një sy në teknologjinë më të fundit dhe një grup të udhëhequr nga ekspertë, jemi të aftë të ofrojmë shërbime të cilësisë së lartë dhe të plotësojmë pritjet e klientëve tanë.
  • Tring Telefoni është një mënyrë e besueshme për tu lidhur me familjen dhe miqtë tuaj. Ju mund të telefononi miqtë dhe të afërmit tuaj në Shqipëri dhe nëpër botë me tarifat më të lira në treg pa asnjë kosto ekstra.
  • My Tring IPTV i ofron klientëve deri në 100 kanale kombëtare dhe ndërkombëtare. Teknologjia My Tring IPTV nënkupton që televizori, kompjuteri, interneti dhe telefoni bashkohen për t’ju dhuruar shërbime pafund por mbi të gjitha më shumë kontroll dhe personalizim të televizorit tuaj. Shihni gjithҫka që ju dëshironi: në ҫdo kohë, kudo dhe në ҫdo pajisje! Me My Tring IPTV ju vendosni se çfarë do të shikoni.  Ju vendosni kur do ta shikoni.  Ju nuk do të jeni kurrë i varur nga guida në televizorin tuaj.

Tring punon për secilin prej jush, që secili prej jush të ketë atë që meriton!
Ne mendojmë se jeta është vërtet e shkurtër, por në fund të fundit rëndësi ka si e jeton atë dhe jo sa gjatë jeton!
Ne do të bëjmë gjithçka që jeta juaj të jetë e mbushur plot ngjyra dhe emocione drithëruese!

Po, sigurisht që mundemi, sepse Ne ju kthejmë buzëqeshjen!

 

Në 11 Janar 2010 Tring ka lidhur një kontratë me RTV21, e pasuar nga disa shtesa të kësaj kontrate pas kësaj date, sipas së cilës, nëpërmjet rrjeteve të protokollit të internetit (IP)  do mundësohej shpërndarja e sinjalit dhe programeve të RTV21 për të gjithë abonentet e Tring.