Fibra optike: Është një teknologji e re, e cila shërben për dërgimin e të dhënave me anë të dritës në një distancë të madhe. Për shkak të humbjeve të vogla në linjë dhe sepse transmetimi I të dhënave bëhet nga impulse e dritës, fibra është një nga teknologjitë më efikase. Fibra optike ka një bandëith të gjërë, nuk ka interferencë në linjë, pra është immune ndaj valëve elektromagnetike, si dhe e lehtë në instalim për shkak të përmasave të vogla.
HFC (Hybrid Fiber Caoxial) është rrjeti i teknologjisë së telekomunikacionit në të cilën fibra optike dhe kabulli kaoksial përdoren në pjesë të ndryshme të një rrjeti për të transportuar përmbajtjen (video, zë dhe të dhëna). Një përparësi e HFC është se disa nga karakteristikat e fibrës optike (Bandëidth I lartë dhe mungesa e interferencave) përfitohen nga përdoruesi pa pasur nevojë të zëvendësojë kabullin kaoksial tashmë të instaluar.
Hosting: është një shërbim që lejon organizatat dhe individët të ruajnë materiale si: video, foto, apo tekst në serverat tanë. . Mjafton që ju të zgjidhni shërbimin e hostimit të faqes apo të e-maileve tek Tring dhe ju hostojme adresat tuaja të e-mailit, i mbrojmë ato nga spamet dhe viruset, etj
VSAT (Very Small Aperture Terminal): është një sistem komunikimi satelitor që shërben njëkohësisht për përdoruesit familjarë dhe bizneset. Teknologjia VSAT ofron shpejtësi të lartë, të komunikimit broadband satelitor të internetit ose rrjetit privat të komunikimit. VSAT është ideale për përdorime të tilla si: transferime file-sh të mëdha, video transmetime, dhe lidhjes në distancë në Internet.
Wireless: është një term i përdorur për të përshkruar telekomunikacionin në të cilin valët elektromagnetike transmetojnë informacionin në një distancë, pa ndihmën e telave, kabllove ose formave të tjera të përçuesve elektrik. Distanca e transmetimit mund nga disa metra në disa mijëra kilometra.
Kompania Tring i është përshtatur zhvillimeve të vrullshme të rajonit dhe më gjerë duke investuar ne teknologjinë më të fundit HD. Tashmë Tring ka kaluar të dyja platformat e saj në formatin MPEG-4. Kjo nënkupton më shumë kanale dhe më shumë cilësi transmetimi.
Tring ofron platformën më të mirë Satelitore dhe Tokësore të përbërë nga:
Paketa Tring i ofrohet abonentëve të saj nëpërmjet dekoderave Full HD të gjeneratës së dytë HD tokësor dhe HD satelitor të përshtatshëm për pairing:
Dekoderi Tokësor HD:
Dekoderi i SATELITOR HD:
Dekoderi My Tring IPTV