Botimet Living

Botimet Living e nisi veprimtarinë e saj në nëntor 2015. Qëllimi i saj është të qënurit sa më pranë shijeve dhe preferencave të lexuesit, duke i ofruar letërsinë më të mirë. Living sjell për lexuesit shqiptarë librat bestseller duke përmbushur kërkesat e tij referuar letërsisë bashkëkohore.

Botimi i parë nga Living është romani “Cranford – Qyteza e Zonjave të fisme”, një portret i provincës së Anglisë së shekullit 19-të. Një sërë titujsh bestseller të New York Times, vijnë në shqip si “Rregullat e Gotit”, “Girlboss”, “Vajza e Pirenejve”, “Shpirt i egër” etj.

Tituj të tjerë janë botuar në kuadër të të jetuarit bukur,  si librat “200 Receta” dhe “Festat me Living”. Botime krejtësisht origjinale të kësaj shtëpie botuese, me përmbajtje dhe prodhim unik.

Living ka menduar edhe për lexuesit e vegjël duke sjellë në treg personazhet e tyre më të dashur nëpërmjet librave “Pepa shkon në pishinë”, “Gëzuar ditëlindjen, Pepa” dhe “Dhëmbët e mëdhenj të gomarit Zilko”.

Botimet Living është sot një nga shtëpitë botuese më të dashura për lexuesit e cila ka sjellë gjithnjë tituj shumë të dashur për ta.

Web: www.botimetliving.al

Adresa: Rr. “e Qelqit”, Kombinat, Tiranë, Shqipëri

Facebook: https://www.facebook.com/botimetliving/

Instagram: https://www.instagram.com/botimetliving/