Do t’iu surprizojmë si kurrë më parë


Liga e Kampionëve tashmë e ka gjetur shtëpinë e saj!

Platforma Tring blen ekskluzivitetin për eventin më të madh futbollistik Uefa Champions League për 3 sezone rresht 2015-2018. Emocione live, drithërima dhe magjia e kampionëve të vërtetë vetëm në platformën kampione, vijnë ҫdo të martë dhe të mërkurë.

Futbolli më i bukur në Evropë me yjet më të fortë të planetit: Messi, Cristiano Ronaldo, Ibrahimoviç, Neymar, Roben dhe kampionë të tjerë, të gjithë në kërkim të kupës më të madhe.

Tring  do të transmetojë  ҫdo të martë dhe të mërkurë ndeshjet live në orën 20:45 sipas kalendarit të paracaktuar. Ndërkohë që në orën 23:00, në përfundim të takimeve të mbrëmjes, në studion e UEFA Champions League do të mund të ndiqni të gjitha golat dhe momentet më të bukura të mbrëmjes.

Shijoni magjinë e Champions League para ekranit Tring, para ekranit Kampion.