Hapja e madhe e Tring Shop në Galerinë ETC, një dyqan inovator dhe argëtues


Tring përuroi dyqanin më të ri në Galerinë ETC. Me nje koncept të ri, inovator dhe argëtues Tring sjell një dyqan si asnjë tjetër më parë për t’i shërbyer në mënyrë maksimale të gjithë klientëve të tij. Për herë të parë, në një dyqan do të gjeni kënde zbavitëse për fëmijet me lodra edukuese, libra si dhe për të rriturit, një bibliotekë e pasur nga Botimet Living.

Si gjithmonë, në Tring nuk mungojnë asnjëherë dhurata dhe ofertat më të mira për të gjithë ju!

Fëmijë dhe të rritur ishin sot në festën e madhe të hapjes për të kaluar momente fantastike bashkë me personazhet e tyre të preferuar Peppa pig, masha dhe ariu. Muzikë, ëmbelsira, argëtim dhe shumë surpriza ishin rezervuar për të gjithë pjesëmarrësit.

Xhaxhi Kosta pikturoi së bashku me fëmijët në këndin Artist Tak Fak. Të gjithë fëmijët që nuk ndahen dot nga serialet e tyre të preferuara i ndoqën ata nga Kinemaja Tring.

Photobothing dhuroi një kujtim unik për të gjithë!

Por Tring mendoi edhe për të rriturit! Në një shorte special u përzgjodhën 3 fitues, abonimi i të cilëve u shtua deri në 6 muaj abonim dhuratë. Një festë e paharrueshme siç di vetëm Tring t’ju dhurojë… dhe sigurisht, siç vet slogani premton, t’ju bëjë të buzeqeshni.