Klan HD dhe Klan Plus nisin transmetimin në të gjitha platformat e Tring


Nga data 1 gusht 2019, Klan HD dhe Klan Plus nisin transmetimin në të gjitha platformat e Tring, në Satelitor, IPTV dhe Tokësor. Për të gjithë abonentët e Tring, këto kanale do të jenë të përfshira brenda paketave të abonimit aktual. Për të bërë shfaqjen e dy kanaleve të reja në paketën tuaj, mjafton që të bëni kërkim automatik të kanaleve dhe më pas, Klan HD dhe Klan Plus do të listohen bashkë me kanalet e tjera.

Ju urojmë shikim të këndshëm!

Për çdo informacion jeni të lutur të kontaktoni në numrin e telefonit 044 800 008 ose 069 403 8000. Gjithashtu, mund të na shkruani në info@tring.tv, si dhe të vizitoni faqen zyrtare të Tring  www.tring.al.