Mbi zhvillimin e Seminarit Trajnues


Tring Communications, duke synuar gjithmonë kenaqësine e klientëve dhe duke u përkushtuar për të ofruar shërbimin më të mirë të Internetit, Telefonisë në vend, është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme në përmirësimin e infrastrukturës.
Vetëm në vitin 2009 kemi rritur 3 herë kapacitetin e shpejtësisë , duke arritur shpejtësi totale ne 450Mbits.
Z. Ergis Milo, Shef I Departamentit të Rrjetit, thekson: “Ne jemi duke monitoruar në mënyrë konstante konsumimin e internetit dhe cilësinë e lidhjeve ndërkombetare, nëpërmjet sistemeve tona monitoruse duke i paraprire shtimit të kapacitetit të tyre sapo te arrijmë 80% të perdorimit. Linjat tona ndërkombëtare, të pavarura nga njëra-tjetra, mundësojnë ofrimin e vazhdueshëm dhe pa ndërprerje të shërbimit. Ne jemi në gjendje për të ofruar shërbim të cilesisë së lartë, duke mos patur pengesë kapacitetet e lidhjeve ndërkombëtare.
Kjo është arsyeja që Tring Communications është ofruesi më i mirë i shërbimit të Internetit të shpejtë në vend.”