Njoftim mbi filtrimin e trafikut te internetit


Njoftim për të gjithë klientët e Tring Communications mbi marrjen e masave teknike për filtrimin e trafikut të internetit për ndalimin e fenomenit “Marrës satelitor, tokësor apo dixhital kabllor të bazuar në S.O.Linux, bazuar dhe në kërkesën e dërguar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare me datë 23.11.2010.

Te nderuar klientë,
Tring Communications dëshiron t’ju njoftojë se bazuar në shkresën Nr. 3392, datë 23.11.2010 të dërguar nga AKEP dhe në zbatim të ligjit 9918, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë” obligohet të ndëmarrë disa masa teknike për të operuar konform ligjit për të drejtat e autorit, për pronësinë intelektuale, të drejtat ekskluzive të transmetimit, si dhe konkurrencën e lirë dhe të ndershme.
Kjo shkresë përbën një detyrim ligjor për të gjitha kompanitë ofruese të shërbimit të internetit që operojnë në Shqipëri për të kontrolluar aktivitetin e tyre dhe për të vepruar konform ligjit. Kompania jonë ndjek ligjin dhe përcaktimet e tij, duke mbrojtur të drejtat e autorit dhe ato të pronësisë dhe duke mos lejuar zhvillimin e një aktiviteti i cili bie në kundërshtim me këto ligje.
Në zbatim të njoftimit “Për filtrimin e trafikut të internetit për ndalimin e fenomenit Marrës satelitor, tokësor apo dixhital kabllor të bazuar në shërbimin TV”, Tring Communications ka marrë masa teknike dhe administrative në lidhje me këtë cështje. Kështu duke filluar nga data 1 Janar 2011, ne do të aplikojmë filtrimin e shërbimit të internetit në ato porta të cilat bien ndesh me ligjin për mbrojtjen e të drejtave të autorit.
Ju lutem kini në konsideratë që ky filtrim, do të aplikohet në atë trafik i cili nuk pengon apo ndikon në cilësinë e lartë të shërbimit të ofruar.
Për më shumë informacion lidhur me kërkesën e adresuar nga AKEP ju mund te gjeni duke klikuar ne këtë dokument: AKEP-NJOFTIM Marrës satelitor, tokësor apo dixhital kabllor të bazuar në S.O.Linux.PDF, po ashtu mund të na kontaktoni në:
T: +355 44 800 000
E: info@tring.al
Ju faleminderit për mirëkuptimin!