Qeveria e nxënësve e shkollës “Betim Muço” viziton zyrat e Tring


Ditën e sotme, Tring mirëpriti disa vizitorë të veçantë. Qeveria e nxënësve të shkollës “Betim Muço” në Kombinat ishte e pranishme në zyrat tona për tu njohur më shumë mbi punën brenda një televizioni.

Si xhirohet një program, si montohet ai dhe si bëhet e mundur të transmetohet në shtëpitë e çdo shqiptari – ishin vetëm disa nga pyetjet e panumërta të tyre.

Kuriozë, të etur për dije dhe të gatshëm për të mësuar, ata zbukuruan zyrat tona, si dhe na bënë të shpjegonim me fjalë sa më të thjeshta punën e përditshme.

Të gjithë shkollat të cilat duan të vizitojnë shkollat e Tring janë të lutur të na kontaktojnë në 044800008 ose në info@tring.tv