Rikthehet Sfida imobiliare në ekranin e Tring dhe Vizion Plus


sfida

Rikthehet në ekranin e Tring dhe Vizion Plus, sezoni i dytë i “Sfida imobiliare”. Pas suksesit në sezonin e parë, Zhaku dhe Luani do t’i vijnë përsëri në ndihmë të gjithë atyre që janë në kërkim të një shtëpie.

Misioni i tyre në çdo puntatë është t’i prezantojnë një blerësi alternativen e tyre. Ata kanë të gjithë informacionin e ofertave më të mira të tregut në të gjithë Shqipërinë, ata dinë se si mund të bëjnë një aset imobiliar sa më të shfrytëzueshëm. Rivaliteti i tyre do ta bëjë blerësin të kuptojë se cila është prona e duhur për të.

Ky sezon i ri vjen në bashkëpunim me Century 21, agjensia më e madhe në rang botëror.

Mos humbisni “Sfida imobiliare” çdo të martë në orën 20:00 në Living HD dhe çdo të diel në orën 19:30 në Vizion Plus.