Shpallen Çmimet e Medias: Tring rrëmben tre prej tyre


livingturi

Me edicionin e pestë të IMA AWARDS, çmimet që vlerësojnë personazhet dhe programet televiziv gjatë një viti sollën për publikun midis datave 1 Dhjetor 2017 deri më 31 Dhjetor 2017 mundësinë e votimit online në portalin e IMA për të përcaktuar fituesit e çmimeve si për televizionet Shqiptare ashtu dhe për ato Kosovare.

IMA Awards 2017 Televizioni më i Mirë digital Living HD Tring tv

Në kategorinë e re “Digital TV”, televizioni pjesë e platformës “Tring”, Living HD është shpallur fitues i këtij edicioni. Gjithashtu, emisioni “My Living” ka rrëmbyer një tjetër çmim të rëndësishëm. Programi i cili vjen çdo të shtunë nën drejtimin e Brunilda Lahes dhe Xhani Shqerrës është shpallur formati më i mirë lifestyle.

IMA Awards 2017 Formati me i mire Life style My living

Nga ana tjetër, Turjan Hyska është shpallur si Prezantuesi më i Mirë. Këtë sezon, përveç se me “Oktapod”, Hyska erdhi në ekranin e Tring dhe Vizion Plus edhe me formatin e ri “Do you have an idea”, një program që bëri ëndrrat realitet për shumë sipërmarrës të rinj.

IMA Awards 2017 Prezantuesi me i mire Turjan Hyska