Tring Communications lanҫon produktin IPTV


Mars 2014- Kompania Tring Communications lanҫon në treg produktin IPTV, një produkt i teknologjisë më të fundit, një risi e hedhur për herë të parë në tregun shqipëtar.

Me rastin e lanҫimit të shërbimit IPTV, Drejtori i Përgjithshëm i Tring Communications u shpreh: “Jemi të lumtur t’u ofrojmë qytetarëve eksperiencën e teknologjisë IPTV, që do t’u mundësojë atyre akses në television nëpërmjet internetit dhe një sërë shërbimesh të reja si VOD, DVR, WIDGET etj. Tring Communications, kompania inovatore në fushën e telekomunikacionit në vend shpreh besimin se IPTV do të revolucionalizojë mënyren sesi familjet shqiptare do të përdornin televizorin.’’ IPTV do tu mundësojë klientëve një grup shërbimesh multimediale të tilla si televizion, video, audio, në mënyrë që të plotësojë kërkesat më të larta në aspektin e shërbimeve interaktive, sigurisë dhe besueshmërisë.

IPTV është një platformë interaktive e cila plotëson ҫdo dëshirë tuajën. Ju mund të ndaloni filmin dhe ta shihni më vonë, mund të zgjidhni kategorinë e preferuar, është një televizion që plotëson ҫdo kërkesë dhe dëshirë.

Tring IPTV është shumë më tepër se një televizion tradicional dhe ky shërbim do ta rendisë kompaninë tonë si një kompani inovative.