“Tring Family”, një kanal i ri dedikuar të gjitha moshave


Platforma Tring për të gjithë abonentët e saj sjell si dhuratë këtë fundvit një kanal dedikuar të gjithë familjes.

Nga 15 dhjetori “TRING FAMILY” do të jetë kanali më i ri që i shtohet listës së pasur të kanaleve të tjera dhe ka si qëllim të bëjë bashkë të gjithë familjen duke i ofruar 24 orë filma të zhanreve të ndryshëm si komedi, romancë, dramë dhe filma të animuar. Nuk do të mungojë kinemaja e viteve të fundit, por edhe ajo më e shquara ndër vite për më nostalgjikët.

I konceptuar për të bërë bashkë gjithë familjen, përpara një ekrani, në çdo orë të ditës programacioni i “TRING FAMILY” do të jetë shumë i larmishëm dhe argëtues.

Në këtë kanal të gjithë do të kenë kohën e tyre: fëmijët, adoleshentët, prindërit dhe gjyshërit.

Tani do të kemi një arsye më shumë për të qëndruar në shtëpi për të kaluar më shumë kohë me familjen në shoqërinë e filmave të preferuar.