Tring Smart Home


Tring Smart Home është aplikacioni risi i sjellë në treg nga kompania Tring për të lehtësuar jetën e të gjithëve!

Ky shërbim ofron zgjidhjen më të mirë duke siguruar një kontroll të plotë mbi pajisjet e shtëpisë suaj e duke ju sjellë shumë lehtësi, siguri dhe kursim të energjisë. Të gjitha pajisjet kontrollohen dhe komandohen me anë të një tableti ose një smartphone duke shkarkuar aplikacionin në Google Play Store ose App Store.

Me pajisjet inteligjente të implementuara në shtëpinë tuaj smart, ju merrni komandën inovative dhe keni në dorë zgjidhjen e problemeve në çdo moment.

Nuk duhet të ktheheni më në shtëpi nëse keni harruar ndezur kondicionerin, çelësa të ndryshëm, drita apo paisje të tjera sepse zgjidhja e këtij problemi, falë Tring,  është vetëm një klikim larg!