Tring TV hedh në treg produktin më të ri, IPTV


Mars 2014- Tring Tv sjell ekskluzivisht për tregun shqiptar shërbimin më të ri që ofrohet në tregun e telekomunikacionit, IPTV. Në bashkëpunim edhe me Albtelecom, Tring Dixhital mundëson aksesin në IPTV, shërbim televizioni nëpërmjet internetit.
Administratorja e Përgjithshme Tring TV shprehet:’’Në vendin tonë sapo ka nisur një epokë e rë në teknologjinë televizive. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që tashmë mundemi të sjellim në tregun shqiptar shërbimin IPTV, i cili do të ngrejë në një nivel tjetër shërbimin e televizionit.’’
Teknologjia IPTV konsiderohet si shërbimi i dekadës dhe nënkupton që televizori, kompjuteri, interneti dhe telefoni bashkohen së bashku duke ju dhuruar shërbime pafund por mbi të gjitha më shumë kontroll dhe personalizim të televizorit tuaj.
Tring TV planifikon të investojë fuqishëm në mënyrë që shërbimi të ofrohet në ҫdo cep të Shqipërisë.
Shërbimi parashikon ndjekjen e programeve online në çdo kohë pavarësisht orarit të transmetimit, si dhe përzgjedhjen e tyre sipas dëshirës. Kjo do të thotë që televizori të përdoret njësoj si kompjuteri.
Tring TV është e para kompani në ofrimin e shërbimit IPTV, duke sjellë risitë e fundit teknologjike, një fakt që e ka pozicionuar Tring TV si komapaninë më novatore në tregun e telekomunikacionit në vend.