Specialist Finance ne Buxhetim dhe Raportim

Përshkrim i përgjithshëm

Specialist Finance ne Buxhetim dhe Raportim është përgjegjës për planifikimin, mbikëqyrjen dhe raportimin financiar. Personi është përgjegjës për të mbështetur Finance Manager në planifikimin dhe marrjen e vendimeve duke identifikuar, mbajtur, vlerësuar informacionin dhe rekomanduar veprime për mbarëvajtjen financiare të shoqërisë.

Personi me statusin Specialist Planifikimi dhe Raportimi do të mbajë kontakte të vazhdueshme me Finance Manager dhe drejtuesit e departamenteve të tjera. Ky pozicion angazhohet për të siguruar pajtueshmërinë me afatet e ngushta kohore.

 

Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat

  • Ndërton bazën e të dhënave financiare duke identifikuar burimet e informacionit, grumbullimin, verifikimin dhe mbështetjen e të dhënave.
  • Përgatit raporte financiare duke mbledhur, formatuar, analizuar dhe shpjeguar informacionin.
  • Ofron analiza mujore të rezultateve financiare në krahasim me buxhetin.
  • Ofron mbështetje dhe analiza strategjike te Finance Manager në fushat e operacioneve financiare.
  • Vlerëson planet e mundshme duke identifikuar rezultatet dhe kthimet e mundshme.
  • Rekomandon strukturat e borxhit duke analizuar opsionet e rifinancimit
  • Rekomandon veprime financiare duke vlerësuar mundësitë në lidhje me qëllimet e organizatës.
  • Menaxhon përgatitjen dhe komunikimin për të gjitha raportimet financiare të brendshme dhe të jashtme.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera brenda kompanisë për hartimin e buxhetit vjetor;
  • Përgjigjet pyetjeve nga CEO, Finance Manager dhe individë të tjerë lidhur me rezultatet financiare, kërkesat e raportimit të veçantë dhe të ngjashme;
  • Mbështetja në projekte të veçanta dhe përmirësimi i procesit të punës. 

 

Edukimi:

Arsim i lartë, Dega Ekonomi Finance

 


Eksperienca Profesionale:

Pozicioni është i përshtatshëm për individë me eksperiencë +4 vjeçare në Departamentin e Financës.

Gjithashtu, pozicioni kërkon aftësi të forta komunikimi dhe raportimi.

 

Aftësi dhe Cilësi:     

  • Aftësi të mira komunikimi – ndërpersonale, të shkruara dhe verbale.
  • Njohje shume te mire te programit Financa 5
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike. (Microsoft Office)
  • Kuptim i mirë i parimeve të kontabilitetit dhe auditimit, buxheteve, parashikimeve dhe kontrollit të kostos.
  • Njohja e metodave dhe procedurave të kontabilitetit.
  • I aftë të organizojë punën duke përmbushur afatet.
  • Integritet i lartë, aftësi shumë të mira organizuese
  • Aftësi të mira negociuese, organizative, planifikimi dhe analitike.
  • I aftë për të punuar me mbikëqyrje minimale.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.

 

Te interesuarit te aplikojne ne adresen hr@corp.tring.al brenda dates 31.07.2020