Specialist i rrjeteve sociale

Përshkrim përmbledhës i punës: 

Është përgjegjës për planifikimin e një strategjie të rrjeteve sociale. Duhet të krijojë dhe të publikojë kontent për të gjitha rrjetet sociale, të krijojë ndërgjegjësim mbi markën dhe të rrisë audiencën në rrjete sociale.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të zhvillojë, zbatojë dhe të menaxhojë strategjinë mbi rrjetet sociale;
  • Të jetë përgjegjës për çdo krijim kontenti online, si dhe të publikojë në të gjitha rrjetet sociale një numër të gjerë aktivitetesh;
  • Të komunikojë  në mënyrë etike me ndjekësit e rrjeteve sociale si dhe t’i përgjigjet pyetjeve të tyre;
  • Të jetë i përditësuar me te rejat më të fundit të rrjeteve sociale;
  • Të përdorë mjete analitike si Google Analytics për të monitoruar dhe vlerësuar prezencën dhe performancën e rrjeteve sociale të kompanisë;
  • Të raportojë cdo muaj mbi ecurinë e rrjeteve sociale;
  • Të  sugjerojë plane për të rritur audiencën e rrjeteve sociale;
  • Detyra të tjera sipas rastit.

 

Edukimi: Diplomë master në Marketing apo në Komunikim

 

Përvojë: 2 – 3 vjet në Marketing

 

Aftësitë:

  • Aftësi të shkëlqyera në njohjen e të drejtës digjitale të krijuesit, aftësi të shkëlqyera në dizajn, në përmbajtje marketingu dhe të zotërojë aftësi të mira komunikimi verbal;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese, organizative, njohës i mirë i gjuhës së shkruar dhe të folur;
  • Të jetë aktiv dhe të përcjellë frymë pozitive në dinamikën e grupit;
  • Të jetë njohës i mirë i Microsoft Office
  • Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve dhe të organizojë sa më mirë procesin e punës;
  • Aftësi të shkëlqyera në të folur dhe në të shkruar në anglisht.