PROCESI AUDICIONIT:

Për të GJITHË ata që kanë dëshirë të konkurrojnë dhe të bëhen pjesë e Stand Up Albania 2020, më poshtë disa detaje rreth procesit të aplikimit:

Jemi koshient që AUDICIONET shoqërohen gjithmonë me emocione, ndrojtje dhe pasiguri….Nëse nuk dini nga t’ia filloni - ju lutem na kontaktoni! Jemi të disponueshem t’u pergjigjemi pyetjeve tuaja dhe t’iu keshillojme gjate procesit te Audicioneve.

“STAND UP ALBANIA 2020” është një talent show per moshat 7 - 22 vjec, nje format televiziv qe do transmetohet në Tring TV dhe që ju fton të konkurroni në tre kategori:

Disa detaje rreth cdo kategorie:

PUBLIC SPEECH:

Një formë e komunikimit njerezor i cili performohet live përballë një audience. Ka tre qëllime: TË INFORMOSH-TË BINDESH-TË ARGETOSH. Është një formë Ballë për Ballë e një personi dhe një audience.

STAND UP COMEDY:

Kurrë ndonjëherë bota nuk ka qënë kaq e mbushur me Stand Up se sa sot. A të pëlqen ti bësh te tjeret për të qeshur? A janë lodhur edukatorët me ty se kurre nuk të mbyllej goja nga gallatat që beje nga kopështi deri në shkollë? A të njohin si Tipin e klasës? Nëse i përgjigjesh këtyre pyetjeve, atëherë duhet ta pranosh: Ka shumë mundësi që ti të jesh i dehur nga humori dhe gati per Stand Up Comedy.

PERFORMANCE:

Nëse keni një grup danci, kendoni RAP, Hip-Hop apo POP - ju lutem, aplikoni! Nese i bieni ndonje vegle muzikore apo ju pelqen te beni serenata - jeni gjithashtu te mirepritur!

Si mund te aplikoni per tu bere pjese e Stand up Albania 2020:

Mbasi te zgjidhni nje nga kategorite e mesiperme, dhe keni vendosur se per cfare doni te aplikoni, me celularin tuaj xhironi nje video te shkurter (jo me shume se 2 minuta). Në 15 sekondat e para prezantoni vetveten, thuani emër, mbiemër, mosha, qyteti, ose shteti nëse dërgoni video nga jashtë Shqipërisë. Filmoni audicionin tuaj dhe me pas videon mund te na e dergoni:

STAND UP ALBANIA 2020 (SUA 2020) është një platform qe MIREPRET TALENTE me zëra dhe dialekte të ndryshme, qofshin këta nga Jugu, Veriu, Kosova apo Diaspora. Nga ekrani i Tring deri tek ekrani i celularit online - ky format do t’ju sjelle "ndjesinë e komunitetit global".

Mos u druani! Guximi do ju zbulojë se ju jeni më të aftë se sa e njihni veten.

Bëhuni pjesë e kësaj maratone me nje FINALE në Amfiteatrin e Liqenit Tiranë me 1500 spektatorë. Garë! Show! Çmime! Ofroni Guximin tuaj! Në dëgjimin tonë aktiv!

Shpresojme që ky informacion t’u ketë qartesuar sadopak rreth procesit të aplikimit. Nëse keni ndonjë pyetje - ju lutem na kontaktoni! Ne ndodhemi ‘vetëm një klikim’ larg jush….

Stand Up Albania - Staff