Viktoria Martinez është një grua që punon si taksiste dhe përkushtohet me mish e me shpirt për të mbajtur familjen, sidomos të bijën e sëmurë. Të gjithë presin me padurim që ajo të martohet me Huanin, një beqar të pashëm dhe të lakmuar. Deri kur jeta, krejt papritur, i nxjerr para syve Alvaro Lizarragën, një milioner zemërthyer prej tradhtisë së të shoqes. Të dy ata do të përballen me kundërshtimin e familjarëve e miqve, si dhe me pengesa të shumta, për hir të një dashurie të madhe, në dukje të pamundur.