Tring Comedy shndërrohet në

Është përsëri ajo periudhë e magjishme e vitit! Siç ndodh gjithnjë në Tring, festat marrin një kanal.

Tring Comedy shndërrohet në Tring Festa. 24 orë dedikuar atmosferës më të bukur të vitit.

Darka e Krishtlindjes

Një vigjilje magjike Krishtlindjeje, e mbushur me emocione nga prania e pazakontë e dëborës që mbulon qytetin bregdetar të Polinjanos, e cila i ka bërë pothuajse të gjithë banorët të ndjehen paksa më të ngazëllyer se zakonisht.

24 Dhjetor / 21:00

Paç fat Çarli, është Krishtlindje

Familja Dankën planifikon që të shkojë në Kaliforni për Krishtlindje, te prindërit e znj.Dankën, por në aeroport, ajo dhe vajza e saj, Tedi, ndahen nga pjesa tjetër e familjes dhe nisin kalvarin e gjatë të rrugëtimit për të shkuar atje ku ishin nisur.

25 Dhjetor / 21:00

Dashuri në dëborë

Një vigjilje magjike Krishtlindjeje, e mbushur me emocione nga prania e pazakontë e dëborës që mbulon qytetin bregdetar të Polinjanos, e cila i ka bërë pothuajse të gjithë banorët të ndjehen paksa më të ngazëllyer se zakonisht.

26 Dhjetor / 21:00

Krishtlindje sipas rregullave

Një familje portorikane që jeton në Çikago përballet me atë që do të jetë ndoshta Krishtlindja e tyre e fundit së bashku.

27 Dhjetor / 21:00

Krishtlindjen e kaluar

Elli kthehet pas në kohë, pikërisht Krishtlindjen e shkuar, para se të prishte fejesën, me shpresën se do të rregullonte gabimet që mund të kishte bërë. Ajo zbulon se kjo është një sipërmarrje shumë e vështirë.

28 Dhjetor / 21:00

Krishtlindje në familjen Anderson

Majku dhe Karolina i kanë festuar gjithmonë Krishtlindjet duke organizuar festa dhe blerë dhurata për binjaket e tyre, por kur Majku humbet punën duket se familja nuk do të festojë atë vit. Është teto Keti ajo që vjen për vizitë dhe u mëson se Krishtlindjen nuk e bëjnë paratë, por të qenët bashkë.

29 Dhjetor / 21:00

Dashuria troket dy herë

Karolina nuk është e lumtur me martesën e saj dhe niset për të dorëzuar kërkesën për divorci. Rrugës, ndodh një aksident dhe gjithçka në jetën e saj ndryshon si pasojë e amnezisë.

30 Dhjetor / 21:00

Elfi magjik

Babagjyshi ka lënë pas një nga elfët e tij për të ndihmuar familjen Harper të kalojë një Krishtlindje të gëzuar. Por janë fëmijët e familjes që e ndihmojnë elfin të zbulojë fuqitë e tij të veçanta dhe identitetin e tij si superhero.

31 Dhjetor / 19:00

Hirushja e Krishtlindjes

Enxhi punon për kompaninë e xhaxhait të saj, ndërkohë që të gjitha meritat i merr kushërira e saj. Në ballon me maska të organizuar për Krishtlindje, ajo s'mund të kalonte pa u vënë re nga princi, që ashtu si në përrallën e famshme e humbi nga sytë pak para mesnate.

31 Dhjetor / 21:00

Romancë Krishtlindjeje

Një romantike e pashpresë, e cila i gjen të meta dhe nuk i jep asnjë djali një shans të vërtetë, fillon të marrë çdo ditë dhurata anonime përgjatë 12 ditëve të Krishtlindjes. Ajo shpreson se personi që fshihet pas tyre të jetë ai i duhuri.

1 Janar / 21:00

Krishtlindje me ishin

Gjatë një stuhie dëbore ditën e Krishtlindes, ish bashkëshorti i Noelës mbetet i bllokuar në një shtëpi me ish gruan, të dashurin e saj, ish vjehrrën dhe vajzën e tij.

2 Janar / 21:00

Krishtlindja e ëndërruar

Të ndarë prej pak kohësh, Trejsi dhe Riku e kalonin çdo festë me vajzat e tyre, Harperin dhe Evën. Por këtë Krishtlindje, në listën e dëshirave ato kanë vetëm një; të kalojnë Krishtlindjen me mamin dhe babin te shtëpia në fermë. Bashkimi i përkohshëm s’do të jetë i lehtë për çiftin, por ndoshta do t’i ndihmojë të gjejnë romancën e humbur, duke u plotësuar dëshirën vajzave.

3 Janar / 21:00

Ernesti shpëton Krishtlindjen

Ernesti ndihmon Babagjyshin e Vitit të Ri, që të gjejë pasardhësin e tij.

4 Janar / 21:00

Fshati i Krishtlindjes

Që fëmijë, Darsi ishte e fiksuar pas Krishtlindjes së përsosur. Tani që është rritur, dëshiron të ketë gjithçka në kontroll, deri në atë pikë sa ka harruar qëllimin e vërtetë të festës. Papritur, ajo e gjen veten si me magji në fshatin e saj të ëndrrave, ku është gjithmonë Krishtlindje, dhe mëson se përsosmëria nuk është aspak ashtu siç e mendon ajo.

5 Janar / 21:00