Menaxhoni Wi-Fi në biznesin tuaj duke i ofruar naviguesve përvojën më të mirë dhe më të besueshme të internetit. Me “Wi–Fi i Menaxhuar” Tring, zyra apo ambjenti juaj ju çon në “botën pa kufi” shpejt dhe me siguri maksimale.


Çfarë është “Wi-Fi i Menaxhuar” Tring?

Wi-Fi i Menaxhuar është një zgjidhje efikase që Tring ofron për të gjithë bizneset. Tashmë naviguesit në biznesin tuaj, por edhe punonjësit mund të lidhen përmes një zgjidhjeje të vetme, të besueshme dhe shumë të sigurt.
Menaxhim i administratorëve, kontroll i sinjalizimeve, porositë në kohë reale dhe çdo veprim tjetër tashmë ju mund ta menaxhoni dhe monitoroni kudo ndodheni vetëm nga ky shërbim.


“Wi–Fi i Menaxhuar” – Një vlerë e shtuar për çdo biznes!

Ky shërbim i jep vlerë dhe prezencë brand-it tuaj kudo dhe kurdo!
Konsumatorët e sotëm presin që të jenë të lidhur në internet kudo ata shkojnë.
Shpesh, prania e internetit dhe performanca e tij e mirë i bën këta konsumatorë të jenë sa më përzgjedhës të vendeve ku kalojnë kohën e tyre. Në restorante, kafene, hotele, banka, gjatë shopping dhe kudo tjetër, është gjithmonë nevoja për të komunikuar! Wi-Fi i menaxhuar i zhduk këto barriera e i mban të gjithë në koherencë dhe të bashkuar.


Avantazhet e “Wi–Fi i Menaxhuar”

  • Realizimi i nevojës së klientëve për të qëndruar gjithmonë të lidhur në internet.

  • Tërheqja e klientëve të rinj

  • Përmirësimi i efikasitetit për operacionet e back-office.

  • Aktivizim i formave inovative të ofrimit të shërbimit.

Veçoritë e shërbimit

  • Faqja e mirëseardhjes është e përshtatur me të gjithë tipet e paisjeve

  • Përshtatja e faqes së mireseardhjes sipas nevojës së klientit me foto/video/promocione/menu etj

  • Faqja mund të përshtatet në disa gjuhë të ndryshme.

  • Akses në rrjete sociale (Facebook, Twitter, Instagram, Linkedln...)

  • Autentifikim me SMS apo email

  • Miniaplikacione në faqen e mirëseardhjes

  • Kuice, pyetësore/sondazhe, teste etj

  • Fushata komunikimi/marketimi

  • Portal i branduar sipas markës

  • Eksportimi i të dhënave si dhe database me profilin e përdoruesit

  • Modulimi i kapacitetit, kontrolli i download, upload, koha dhe bandwidth

  • Menaxhimi qendror i disa hotspoteve


Pagesat e “Wi–Fi i Menaxhuar”

PËRSHKRIMI I PAGESËS FREKUENCA 1 - 10 ACCESS POINTS 11 - 50 ACCESS POINTS MBI 50 ACCESS POINTS
Çmimi i instalimit onetime fee 50 Euro 150 Euro 200 Euro
Çmimi i konfigurimit onetime fee 50 Euro 150 Euro 300 Euro
SSID license onetime fee 100 Euro 100 Euro 100 Euro
Total 200 Euro 400 Euro 600 Euro

[contact-form-7 id=”38231″ title=”Wifi i menaxhuar info”]