Pyetje – Përgjigje – Televizion
Po, Tring bën shërbim në shtëpi, institucion apo objekt sipas kërkesës së klientit, por ky lloj shërbimi mbulon vetëm rrethin e Tiranës dhe jo rrethe të tjera te vendit. Shërbimet e kësaj natyre bëhen kundrejt disa tarifave fikse. Për të gjetur kontaktet e Tring Taxi (kliko këtu).
Tring ju ofron të ndiqni muzikën tuaj të preferuar nëpërmjet dekoderit Tring. Kanal Radio është: Club FM
Tring nuk ka Teletext, por mund të shihni në çdo kanal që e ofron këtë shërbim dhe është pjesë e platformës sonë.
Përpara se sa të bëni abonim në platformën Satelitore Tring duhet te keni pasur parasysh se platforma Satelitore Tring transmeton sinjalin e saj nga sateliti Hellas Sat 4. Orientimi i antenës 39 gradë East. Nuk duhet të ketë pengesa përpara Antenës Satelitore në mënyrë që sinjali të merret sa më i pastër dhe i plotë.
Nëse keni probleme me Smart Card (kartën e Tring) do të duhet që të kontaktoni me pikën e shitjes apo distributorin e autorizuar ku keni bërë abonimin tuaj. Pika e shitjes së Tring apo distributori i autorizuar do të duhet që të bëjnë verifikimin e kartës. Nëse karta rezulton me difekt atëhere ajo duhet ndërruar sipas kritereve të vendosura nga Tring.
Në rastin kur pika e shitjes së Tring apo distributori i autorizuar i Tring vërteton se karta e abonentit ka difekt, atëherë bëhet ndërrimi i saj me një kartë të re. Karta me difekt i mbetet pikës së shitjes apo distributorit të autorizuar ku është paraqitur abonenti, dhe ky i fundit pajiset me një kartë të re në të cilën hidhet abonimi mbetur ne kartën e dëmtuar. Karta me difekt do të duhet të sillet tek Tring nga pika e shitjes apo distributori ku është paraqitur abonenti brenda 30 ditësh nga momenti i dorëzimit të kartës së dëmtuar.
Për më shumë informacion mund të kontaktohet Kujdesi Ndaj Klientit të Tring si në vijim: numri për telefonata 044800008 dhe viber/whatsapp 0694038000, ose mund të dërgoni e-mail në adresën: info@tring.tv.
EPG ose ndryshe “Electronic Program Guide” i lejon përdoruesit interaktivitet në mënyrë që të njihet me programin që po transmetohet në këto momente ose për programet në vazhdim.
OTA (Over The Air) është një metodë për shpërndarjen e një programi të caktuar (softëare). Ky program instalohet në Aparatet e tregtuara nga platforma Tring. Abonentët të cilët përdorin Aparat të tregtuar nga platforma Tring, kur hidhet një program i ri nëpermjet OTA nuk kanë nevojë që të bëjnë ndryshime manuale në Aparatin e tyre pasi instalimi i programit të ri bëhet në mënyrë automatike.
Duhet të verifikoni nëse dekoderi juaj e njeh kartën smart dhe nëse pajisjet janë Pair me njëra-tjetrën.
Parabola duhet të jetë me diametër 90 cm. Duhet të jetë e shoqëruar me 2 koka të cilat instalohen. Drejtimi duhet të jetë me kënd 39 gradë East.
Moduli që duhet përdorur për të hapur kanalet e platformës Tring është Moduli Conax. Mundesisht të përdoret Moduli Conax CAS PAIRING CAM. Mbani parasysh se Aparatet e Platformës Tring janë të pajisur me këtë Modul, dhe për këtë arsye nuk ka nevojë që të blihet enkas Moduli nga abonenti.
Insert Smart Card
Duhet vendosur karta smart në folenë e caktuar në Dekoder
Check Card
Kontrollo menyrën e vendosjes së kartës smart
Kanal i koduar
Pastro pjesën metalike të kartës dhe rivendoseni sërish në mënyrën e duhur
No acces
Kontrollo statusin e abonimit të kartës smart
S’ka sinjal (sinjal i dobët)
Duhet kontrolluar lidhja e Dekoderit me antenën
Këto informacione mund ti merrni në cdo pikë shitje të atutorizuar Tring ose duke vizituar online faqen Paketat
(Antena drejtohet nga Marina (kodrat mbi fshatin Kallm))
TP-1 |
|
FREKUENCA GJER ËSIA E BREZIT FEC PRIORITY MODULIMI GUARD INTERVAL TRANSMITION MODE |
762 MHZ 8 MHZ 3/4 HIGH DVB T2 1/32 8K |
(Antena drejtohet nga kodra e Kryevidhit)
TP-1 | |
FREKUENCA GJER ËSIA E BREZIT FEC PRIORITY MODULIMI GUARD INTERVAL TRANSMITION MODE |
762 MHZ 8 MHZ 3/4 HIGH DVB T2 1/32 8K |
(Antena drejtohet nga kodra e Ishmit)
TP-1 | |
FREKUENCA GJER ËSIA E BREZIT FEC PRIORITY MODULIMI GUARD INTERVAL TRANSMITION MODE |
762 MHZ 8 MHZ 3/4 HIGH DVB T2 1/32 8K |
(Antena drejtohet nga mali i Taraboshit)
TP-1 | |
FREKUENCA GJER ËSIA E BREZIT FEC PRIORITY MODULIMI GUARD INTERVAL TRANSMITION MODE |
482 MHZ 8 MHZ 3/4 HIGH DVB T2 1/32 8K |
(Antena drejtohet nga mali i Goroces)
TP-1 | |
FREKUENCA GJER ËSIA E BREZIT FEC PRIORITY MODULIMI GUARD INTERVAL TRANSMITION MODE |
498 MHZ 8 MHZ 3/4 HIGH DVB T2 1/32 8K |
(Antena drejtohet nga maja e Petreshes)
TP-1 | |
FREKUENCA GJER ËSIA E BREZIT FEC PRIORITY MODULIMI GUARD INTERVAL TRANSMITION MODE |
674 MHZ 8 MHZ 3/4 HIGH DVB T2 1/32 8K |
(Antena drejtohet nga kodra e Ardenices/Ligovunit)
TP-1 | |
FREKUENCA GJER ËSIA E BREZIT FEC PRIORITY MODULIMI GUARD INTERVAL TRANSMITION MODE |
538 MHZ 8 MHZ 3/4 HIGH DVB T2 1/32 8K |
(Antena drejtohet nga maja e Cardhakut)
TP-1 | |
FREKUENCA GJER ËSIA E BREZIT FEC PRIORITY MODULIMI GUARD INTERVAL TRANSMITION MODE |
474 MHZ 8 MHZ 3/4 HIGH DVB T2 1/32 8K |
(Antena drejtohet nga kodrat e Ardenices)
TP-1 | |
FREKUENCA GJER ËSIA E BREZIT FEC PRIORITY MODULIMI GUARD INTERVAL TRANSMITION MODE |
538 MHZ 8 MHZ 3/4 HIGH DVB T2 1/32 8K |
(Antena drejtohet nga mali i Drenoves)
TP-1 | |
FREKUENCA GJER ËSIA E BREZIT FEC PRIORITY MODULIMI GUARD INTERVAL TRANSMITION MODE |
538 MHZ 8 MHZ 3/4 HIGH DVB T2 1/32 8K |
(Antena drejtohet nga kodrat e Tushemishtit)
TP-1 | |
FREKUENCA GJER ËSIA E BREZIT FEC PRIORITY MODULIMI GUARD INTERVAL TRANSMITION MODE |
474 MHZ 8 MHZ 3/4 HIGH DVB T2 1/32 8K |
(Antena drejtohet nga mali i Dajtit)
TP-1 | |
FREKUENCA GJER ËSIA E BREZIT FEC PRIORITY MODULIMI GUARD INTERVAL TRANSMITION MODE |
762 MHZ 8 MHZ 3/4 HIGH DVB T2 1/32 8K |
Platforma Satelitore Tring mundësohet në të gjithë Evropën përmes satelitit Hellas.
ORIENTIMI I ANTENES | 39°E |
SATELITI | HELLAS SAT 4 |
FREKUENCA | 10890 Mhz |
SYMBOL RATE | 30000 |
MODULIMI | DVB-S2 8PSK, 5/6 |
POLARIZIM | HORIZONTAL |
Mund të kontaktoni si në vijim: numri për telefonata 044800008 dhe viber/whatsapp 0694038000, ose mund të dërgoni e-mail në adresën: info@tring.tv
Platforma Tokësore mundësohet në zonën Tiranë, Durrës, Kavajë, Shijak, Sukth, Fushë- Krujë, Shkodër, Berat, Korçë, Pogradec, Bilisht, Elbasan, Fier, Lushnje, Patos, Mallakastër, Krujë, Laç, Mamurras, Kukesi, Gjirokastra, Lezhe, Vlore, Himare, Sarande. Shumë shpejt rrjeti i mbulimit me sinjal do të zgjerohet në të gjithë Shqipërinë.
Kontrolloni vendosjen e kabullit HDMI në aparat dhe në TV, nëse përsëri ndodh e njëjta gjë atëherë kontrolloni gjendjen e abonimit të kartës ose drejtohuni në pikën më të afërt Tring.
– Kontrolloni cilësinë e sinjalit të antenës suaj.
– Kontrolloni nëse i shikoni kanalet e lira 7News ose Click, nëse po, lëreni dekoderin tuaj në njërin nga kanalet Tring deri sa kanali të hapet.
Ju mund të kontaktoni si në vijim: numri për telefonata 044800008 dhe viber/whatsapp 0694038000.
Nëse ndodheni në Tiranë, do të duhet që të paraqiteni në pikën e shitjes në Tring Xhamlliku dhe Tring Condor. Nëse nuk ndodheni në Tiranë, atëherë do të duhet që t’i drejtoheni distributorit më të afërt të autorizuar nga Tring.
Abonimi për platformën Tring mund të blihet tek pikat e shitjes së Tring në Tiranë apo tek distributoret të cilët ndodhen në Tiranë, në rrethe të tjera të vendit apo edhe jashte Shqiperise. Për të gjetur të dhënat për një pikë shitje të Tring (klikoni këtu). Online ne faqen zyrtare Tring (klikoni ketu)
Verifikoni nëse keni abonim në kartën tuaj smart, për më shumë informacion kontaktoni si në vijim: numri për telefonata 044800008 dhe viber/whatsapp 0694038000.
Nëse në ekran ju shfaqet ky shënim atëherë duhet të komunikoni me shërbimin e klientit të Tring si në vijim: numri për telefonata 044800008 dhe viber/whatsapp 0694038000.
Nëse keni abonim të vlefshëm mjafton që të bëni rikthim në gjendje fillestare të Aparatit dhe kanalet do të listohen automatikisht. Për të bërë rikthimin në gjendje fillestare, do të duhet që të futeni në menunë e Aparatit tuaj dhe në njërën nga nënmenutë e tij të gjeni dhe të përdorni këtë opsion.
Fikeni dhe ndizeni përsëri Aparatin dhe lëreni për 1-2 minuta pa e lëvizur në kanalin tek i cili nuk keni info.
-Kontrolloni vendosjen e kartes smart ne aparat.
-Hiqeni kartën nga foleja dhe rivendoseni në pozicionin e udhëzuar
-Hiqni dekoderin nga priza dhe lëre 5 min, e nese del përseri i njeti informacion, atëherë karta juaj smart është me difekt dhe duhet ta ndërroni më një të re në një nga dyqanet e autorizuara Tring.
Klientët mund të kryejnë riabonimin në dyqanet Tring apo tek distributorët e autorizuar, si dhe duke kryer pagesën online tek seksioni Bli Online
Për çdo paqartësi kontaktoni si në vijim: numri për telefonata 044800008 dhe viber/whatsapp 0694038000.
Shtypni në telekomandë butonin MENU-shkoni tek Conax-Karta Smart-Statusi i Eventit ose e kontrolloni në faqen tonë nëpërmjet numrit të kartës smart në linkun Gjendja e abonimit
Në platformën Satelitore mund të shihni 52 kanale. Për të parë, listën e kanaleve klikoni këtu.