Play

Play, është një emision i cili synon të përfshijë grupmoshat nga 6-8 vjeç. Ka si qëllim argëtimin por edhe edukimin nëpërmjet lojërave.
Lojrat do të zhvillohen mes dy grupeve me nga 5 veta. Secila skuadër ka mundësi të shpalosë aftësitë fizike dhe inteligjente.
Gjatë një emisioni do të ketë 5 lojëra dhe skuadra fituese do të ketë mundësinë të vazhdojë konkurimin edhe javën e ardhshme.
Lojërat janë me karakter fizik me një kohë të caktuar ku fëmijet do të duhet të tregojnë shkathtësinë e tyre, si dhe me karakter inteligjence ku do të vihen në provë dijet dhe përqendrimi i fëmijëve.
Gjithashtu ka momente relaksi ku përfshihet kënga dhe kërcimi.
Çdo javë do të ketë lojëra të ndryshme si dhe të tjera bonus të realizuara nga drejtuesi i emisionit Ermir Hoxhaj.