Përjetoni emocionet e futbollit live

si të ishit ulur në stolat e stadiumit!

5 kanale dedikuar sportit

zbulo më shumë Më shumë

UEFA Champions League

Kompeticioni i nisur që në vitin 1992, vazhdon të jetë edhe sot eventi më emocionues futbollistik në Europë. I gjithë publiku shqiptar mban frymën përpara ekranit të Tring sa herë që kampionët e vërtetë startojnë garën.

Kanalet sportive të Tring i dedikohen UEFA Champions League çdo të martë dhe të mërkurë me një transmetim maratonë i cili nis me Studio Champions League dhe përfundon me të, ku analistë dhe ekspertë të futbollit komentojnë golat dhe momentet më të bukura të mbrëmjes.

38 Skuadra
113 Ndeshje
21 Javë transmetim
170 Orë aksion
Kalendari

Për të ndjekur online ndeshjet e UEFA Champions League regjistrohuni këtu.

UEFA Youth League

Yjet e ardhshëm të UEFA Champions League vijnë ekskluzivisht në Tring, me UEFA YOUTH LEAGUE, kampionati i skuadrave të të rinjve.

Dedikuar tërësisht kampionëve të ardhshëm, UEFA Youth League sjell përballjet e të rinjve deri në 19 vjeç në një nivel plotësisht profesional duke dhuruar një eksperincë unike të futbollit.

36 Skuadra
11 Ndeshje
40 Javë transmetim
17 Orë aksion

Süper Lig

Historia e futbollit turk shkruhet me kampionatin më emocionues të këtij vendi, Süper Lig-a Turke. I nisur që në vitin 1959, ky kampionat është në Top 10 e më të mirëve vlerësuar nga UEFA.

Çdo vit 18 skuadra ndeshen për titullin e madh. Ndeshjet më të mira të Kampionatit turk përcillen çdo fundjavë ekskluzivisht në ekranin e Tring.

18 Skuadra
102 Ndeshje
34 Javë transmetim
153 Orë aksion

Primeira Liga

Primeira Liga është liga më e lartë dhe më prestigjioze e futbollit portugez. Vitet e fundit, ky kampionat ka marrë vlerësime të larta nga UEFA duke arritur deri në Top 5. 18 skuadra ndeshen çdo vit për të siguruar kupën e Portugalisë. Tre skuadrat më të dashura të këtij kampionati, Benfica, Porto dhe Sporting, vijnë ekskluzivisht në ekranin e Tring.

18 Skuadra
102 Ndeshje
34 Javë transmetim
153 Orë aksion

Swiss Super League

Superliga zviceriane është kampionati më prestigjioz i futbollit në Zvicër. 10 skuadra ndeshen për kupën e madhe duke dhuruar spektakël dhe emocione. Kampionati më i dashur i shqiptarëve, ku luajnë disa nga futbollistët më të njohur të vendit, vjen ekskluzivisht në ekranin e Tring.

10 Skuadra
55 Ndeshje
36 Javë transmetim
83 Orë aksion

Scottish Premiership

Kampionati skocez është një ndër kampionatet më të vjetër në Europë dhe njihet si kampionati që ka në përbërje të tij disa nga skuadrat me arritjet më të mëdha në Europë. Në 4 faza plot emocion, 12 skudrat e këtij kampionati ndeshen për titullin kampion.

Tring sjell për publikun shqiptar 55 ndeshjet më magjike të këtij kampionati.

12 Skuadra
55 Ndeshje
38 Javë transmetim
83 Orë aksion

Jupiler Pro League

Jupiler Pro League është një nga kampionatet më të rëndësishme të futbollit belg. Për më shumë se një shekull, ky kampionat mbërthen publikun europian në garën e 16 skuadrave për titullin kampion.

Në çdo fundjavë, duelet më të mira të këtij kampionati vijnë ekskluzivisht në Tring për të gjithë adhuruesit e futbollit!

16 Skuadra
120 Ndeshje
40 Javë transmetim
180 Orë aksion




Studio UEFA Champions League

Analiza, komente si dhe momentet më të bukura të mbrëmjes

Revista javore

Çdo të premte, 20:00 në Tring Sport News

Momentet më emocionuese të ndeshjeve të UEFA Champions League, golat apo rastet e humbura, të gjitha në një përmbledhje për të gjithë adhuruesit e futbollit të vërtetë.