Kanal D - Drama është një ekskluzivitet i Tring në Shqipëri dhe Kosovë duke filluar nga 30 Mars 2020. Një risi absolute kjo, pasi, për herë të parë do të transmetohen prodhimet ekskluzive të një rrjeti aq të madh mediatik ndërkombëtar sa Kanal D, të gjithë tituj premierë, të patransmetuar më parë në territorin tonë, të përkthyer dhe titruar në shqip.

Kanali i ri, i dedikuar plotësisht serialeve turke, do të transmetojë 5 premiera çdo ditë, pesë premiera me subjekte e kategori të ndryshme: historikë, dramatikë apo komedi romantike. Gjithçka që i duhet një shikuesi për të kaluar një pasdite interesante para ekranit të Tring duke jetuar historinë me D-Drama!

Dashuri dhe mëkat

Një betejë e ashpër mes dy grave, ku kryefjalë është pabesia. Seldës nuk ia merrte kurrë mendja se e bija e shoferit të të shoqit, Nesrini, e cila hyri në jetën e saj për të kërkuar strehë, do t’ia uzurponte atë plotësisht. Selda ndihet e poshtëruar, kur i shoqi e tradhton me vajzën të cilën e mirëpritën në shtëpi si të ishte e bija. Selda dhe Kerimi janë martuar që në moshë të re së bashku dhe ajo ka sakrifikuar gjithçka për familjen dhe fëmijët. Kur Nesrini shtie në dorë gjithçka që ajo e mbronte me aq ngulm dhe që e kishte ndërtuar me aq mund, Selda ndien keqardhje për jetën e saj të lënë pas dore për vite me radhë. E megjithatë, nuk ka ndër mend të dorëzohet! Do t’a ndiqni nga e hëna në të premte ora 16:00 në kanal D-Drama!

Zbulo më shumë

Dashuri e plagosur

Në vitet e fundit të Perandorisë Osmane, kur në Ballkan kishte nisur lufta, një familje gjendet e ndarë nga rrethanat, bën çmos për të qëndruar e bashkuar. Xhevdeti, një gjeneral i ushtrisë turke, si pasojë e një komploti, shpallet tradhtar dhe bashkohet me ushtrinë greke, por me një mision të fshehtë. Ndërkohë, e shoqja, Azizja, rrit fëmijët e vegjël së bashku me të vjehrrën dhe përballet e vetme me vështirësitë e periudhës së luftës dhe mungesën e bashkëshortit, të cilin e dashuron më shumë se gjithçka. Një epikë ngjarjesh emocionuese e konfliktuale, një histori mbi familjen, dashurinë, patriotizmin, lakminë, sakrificën edhe përkushtimin. “Dashuri e plagosur” e ndiqni në Kanal D-Drama nga e hëna në të premte ora 18:45

Zbulo më shumë

Dashuria e jetës sime

Një komedi romantike e mrekullueshme, ku në lojë është dashuria. Gokçe është një vajzë që po shkon drejt të 30-tave, punon në një agjenci publicitare dhe ende nuk ka gjetur një partner. Teksa shikon të gjithë miqtë përreth të martohen e të krijojnë familje, befas vendos se do të dashurohet me shefin e saj, Demirin. Ky i fundit është ëndrra e çdo vajze, pasi është i pashëm dhe i pasur. Por a do të mundet Gokçe të bëjë për vete Demirin dhe a do ta gjejë më në fund edhe ajo dashurinë e jetës? E ndiqni nga e hëna në të premte ora 19:15 në Kanal D!

Zbulo më shumë

Krenari dhe Respekt

Jiti, Emiri dhe dy prindërit e tyre janë një familje si shumë të tjera që vjen nga Ajvaliku në Stamboll, deri kur Hasani, kryefamiljari, i zhytur në borxhe për të menaxhuar dyqanin e vogël familjar dhe i zënë ngushtë në çarkun e mafies, vret veten. Kjo ngjarje tragjike i shtyn të dy vëllezërit që të marrin hak për vdekjen e babait të tyre, secili sipas mënyrës së vet. Ndërkohë që Jiti vepron sipas ligjit, Emiri shfrytëzon edhe mjete ilegale për t’ia arritur qëllimit dhe për të vënë në vend drejtësinë. Por, në rrugën e tyre ndeshin Sibelin, një vajzë që shndërrohet në “mollë sherri” dhe ndjell përçarje mes tyre. E ndiqni nga e hëna në të premte ora 17:00 në Kanal D!

Zbulo më shumë

Koha kalon

Është viti 1967 dhe kapiteni Ali Arkasu e kalon pjesën më të madhe të kohës i ndarë nga familja. Teksa ai është larg, e shoqja, Xhemilja, kujdeset për katër fëmijët e tyre. Kur një ditë kthehet në shtëpi, Xhemilja gjen një letër ku thuhet se i shoqi e tradhton me një të huaj që quhet Karolina, një grua që e josh, e manipulon dhe e bind t`i kthejë shpinën gruas dhe fëmijëve. Që prej këtij momenti, asgjë nuk do të jetë më njëlloj në familjen Arkasu. Këtu e ka zanafillën një histori emocionuese plot konflikte e dilema shpirtërore, gjatë së cilës Xhemilja ka vetëm një mision, të mbrojë me çdo mjet fëmijët e saj. “Koha kalon” e ndiqni nga e hëna në të premte ora 17:45 në Kanal D!

Zbulo më shumë

Le të biem në dashuri

A keni menduar ndonjëherë që jeta mund të ndryshojë aq shpejt sa të bëheni me fëmijë “brenda natës”?! Kani, një djalë i ri në karrierë, nuk e priste se aventura e një mbrëmjeje do ta shndërronte krejt papritur në babanë e një vogëlushe 8-muajshe, me emrin Su. Pasi dadoja e tyre largohet, ai punëson një vajzë nga fshati, Ajperin, që të kujdeset për të bijën. Mes debatesh dhe zënkash të panumërta, të dy ata do të përballen me pengesën më të madhe, kur të shfaqet nëna e vërtetë e vogëlushes. Kani, për të ndarë jetën, do të zgjedhë një grua që i përshtatet në çdo aspekt, apo një vajzë të thjeshtë nga fshati që kujdeset dhe e ka për zemër vogëlushen e tij? E hënë- e premte 19:30 në Kanal D Drama!

Zbulo më shumë

Për tim bir

Një histori ku dashuria dhe urrejtja, miqësia dhe armiqësia, e mira dhe e keqja, përjetohen deri në skaj. Pojraz Karajel, një ish-polic që u akuzua padrejtësisht për një krim që nuk e kishte kryer, humbi gjithçka që donte; familjen, punën, të shoqen e të birin... dhe preku fundin. Teksa përpiqet të marrë mbrapsht djalin, ish-shefi i tij i propozon një mision, të infiltrohet në organizatën e Bahri Umanit dhe të sigurojë informacione. Në kohën kur e pranon këtë propozim, Pojrazi njihet me Aishegylin dhe shkëndijat mes tyre lindin me shikim të parë, por dashuria duket e pamundur për dy njerëz të lënduar dhe të vetmuar si ata, aq më tepër kur ajo është e bija e kreut të organizatës dhe Pojrazi duhet t’ia mbajë të fshehtë misionin.
E ndiqni nga e hëna në të premte ora 17:00 në Kanal D!

Zbulo më shumë

Dashuri dhe gënjeshtra

Serkan dhe Dujgu, dy të rinj që pas probleme personale e profesionale, udhëtojnë drejt Bodrumit me miqtë e tyre, më shpresën se atje do të gjejnë mundësinë për një jetë më të mirë. Kur njihen së bashku, ata shtiren sikur vijnë nga familje të pasura për t’i rënë në sy njëri-tjetrit. Në këtë vorbull gënjeshtrash, bien kokë e këmbë në dashuri, pa e ditur se mashtrimet do të shndërrohen në pengesën më të madhe mes tyre. Por, fati ka të tjera plane për ta, kur takohen sërish, diku gjetkë, me të tjera gënjeshtra...
E ndiqni nga e hëna në të premte ora 19:30 në Kanal D!

Zbulo më shumë

Për tim bir

Kryetari i bashkisë Aslan Bulut Ünal dhe familja e tij jetojnë sipas rregullave të vendosura, derisa një ditë mbërritja e një doktori në fshat do ti ndryshojë ato. Asgjë nuk do të jetë më e njëjtë që prej asaj dite… Doktor Serdar Batur, i cili për 10 vjet ka punuar në programe shëndetësore nëpër vende të ndryshme të botës, vjen në Güzelyurt. Narin, një vajzë e brishtë e cila është shtypur nga dashuria e sëmurë e Mustafait, i lutet Zotit për ndihmë. Serdar dhe mamaja e tij do të zbulojnë tragjedinë që po përballon Narin dhe do të mundohen ta shpëtojnë atë, por Mustafa nuk do të lejojë që ajo të largohet dhe do të përballet me këdo që do të ndërhyjë në dëshirat e tij.
E ndiqni nga e hëna në të premte ora 19:30 në Kanal D Drama!

Zbulo më shumë