Serkan dhe Dujgu, dy të rinj që pas probleme personale e profesionale, udhëtojnë drejt Bodrumit me miqtë e tyre, më shpresën se atje do të gjejnë mundësinë për një jetë më të mirë. Kur njihen së bashku, ata shtiren sikur vijnë nga familje të pasura për t’i rënë në sy njëri-tjetrit. Në këtë vorbull gënjeshtrash, bien kokë e këmbë në dashuri, pa e ditur se mashtrimet do të shndërrohen në pengesën më të madhe mes tyre. Por, fati ka të tjera plane për ta, kur takohen sërish, diku gjetkë, me të tjera gënjeshtra…

E ndiqni nga e hëna në të premte ora 19:30 në Kanal D!