Mbretëresha e Diamanteve, trafikanti më i madh i gurëve të çmuar dhe floririt, do të përballen me MBRETËRESHËN E ZEMRAVE. Mallkimi i diamanteve të kuq, një legjendë qindra vjeçare, do të bjerë mbi ta. Një gangster që vret pa mëshirë, armë kimike, një hajdut xhevahiresh me nofkën Fajkoi, i cili rikthehet, Shërbimet e Inteligjencës, kurthe, gënjeshtra, mashtrime. Një hendek që Reina mundohet ta mbushë, nëse dëshiron të shpëtojë gjallë.

A do të jetë dashuria më e fortë se gënjeshtrat, tradhtitë, hakmarrja apo harresa? A do të triumfojë dashuria në botën e lojërave, dasmave dhe trafikut të floririt dhe gurëve të çmuar? Çfarë ndodh nëse dikush humbet tetë vite nga jeta e vet… përgjithmonë?