Nazllë është një vajzë e re që studion për gastronomi në universitet dhe ndjek kurse japonishteje, me synimin se një ditë do të hapë një restorant dhe do të realizojë ëndrrën e saj. Ajo jeton në një shtëpi me të motrën dhe një mikeshë. Kushtet ekonomike e shtyjnë të kërkojë punë dhe arrin ta gjejë atë në shtëpinë e një sipërmarrësi tejet të pasur, Feritit, i cili e punëson si shefe kuzhine personale. Feriti ka një karrierë të suksesshme dhe zotëron një kompani me emër. Nazllë dhe Feriti njihen në kushte të pazakonta me njëri-tjetrin, por ky takim ua ndryshon jetën të dyve. Një tjetër urë lidhëse mes tyre është edhe nipi i vogël i Feritit, me të cilin Nazllë krijon një raport të veçantë.