Gjatë një video testamenti gjyshi i pasur i lë trashëgiminë nipërve të tij Erol dhe Onur, me një kusht, të parit që martohet dhe ka fëmijë. Për të marr paratë mamatë, Betyl dhe Jilldiz, rendin me shpejtësi të nxjerrin në takime djemtë e tyre. Në njërin prej tyre Onur takon gabimisht vajzën e gabuar, Lale. Duke kujtuar se po takonin personat e caktuar ata fillojnë të flasin dhe kalojnë natën në një hotel, në dhomën 309.

Ndonjëherë jeta juaj ndryshon nga aksidentet, nganjëherë nga gabimet, nganjëherë nga rastësitë. Dhoma 309 është një serial bazuar mbi një histori dashurie. Takimi i Lales dhe Onurit ndodh nga një keqkuptim. Ata gjenden në të njëjtën ditë, në të njëjtin vend për të njëjtin qëllim, takimin me një person të stisur më para nga mamatë e tyre. Por në mëngjesin tjetër ata e gjejnë veten në të njëjtën shtrat. Një fëmijë që pritet të vijë në jetë, një identitet i fshehtë dhe pengesa pafund nga familja e Onurit. A do të arrijë të triumfojë dashuria e dy të rinjve përballë pengesave?