Olvido Perez është një grua modeste dhe fisnike e cila jeton me gjyshin e saj, me kusherinjtë Martita dhe Chuy si dhe tezen Eufresia. Jeta e saj ndryshon krejtësisht kur takon arkitektin e suksesshëm Diego Rivas Santander pas një aksidenti me avion. Diego humbet shikimin dhe memorien, dhe me kalimin e kohes dashurohet me vajzën që kujdeset për të. Nderkohë, e fejuara e Diegos, Iran Hernandez, vendos të anulojë martesen e saj pasi të gjithë mendojnë se Diego ka vdekur. Një aksident në shtepinë e Olvidos, bën që Diegos t’i rikthehet kujtesa dhe ai largohet drejt qytetit të tij për të takuar Iran, por e gjen atë, të martuar me vëllain e tij, Rodrigon. Olvido, me zemer të thyer, vendos që të shkojë pas Diegos e të rifitojë dashurinë edhe pse ai nuk e ka parë kurrë atë.