Zonja Fazilet dhe të bijat bëjnë një jetë modeste, por ëndrra e zjarrtë që një ditë të bëhet e pasur nuk është shuar asnjëherë. Pas vdekjes së të shoqit, jeta në një shtëpi të vogël dhe mjerane ishte e vështirë për të tria. Exhe, vajza më e vogël, ndan të njëjtën ëndërr me të ëmën, ndërsa Hazan me një personalitet krejt tjetër vazhdon të vuajë për mungesën e të atit. Duke besuar se një ditë do të bëhet e famshme, Fazileti përdor Exhenë për të realizuar ëndrrat e saj e duket se shënjestra e tyre është familja Egemen. Jeta luksoze e tyre dhe përpjekjet për t’u bërë pjesë e saj do të ndryshojnë gjithmonë jetën e Exhesë dhe Hazanit. Sinani, djali më i vogël i familjes do të shndërrohet në mollën e sherrit mes dy motrave.