Pas një sezoni shumë të suksesshëm, “Familja Kuqézi” rikthehet në Tring. Edhe në këtë sezon nuk do të mungojnë aventurat dhe surprizat për familjen më të famshme në Shqipëri.

“Familja Kuqézi” është serial komedia më e veçantë e zhanrit ‘Situation comedy’, prodhuar dhe realizuar nga Tring, në bashkëpunim me profesionistët më të mirë të fushës së artit të komedisë në vend. Ky sitcom përshkruan realitetin social, familjar dhe kulturor shqiptar dhe kryesisht është një serial që synon, përveç argëtimit, hulumtimin dhe trajtimin e problemeve që kalon familja shqiptare.

Kuqezët janë padyshim një familje model, jo në kuptimin që është perfekte, por në atë se, pavarësisht problemeve që kalon ajo mbetet në frymë një familje pozitive ku mbizotëron morali, respekti reciprok dhe vlerat më të mira. Seriali synon të sjellë një humor të pastër dhe të angazhuar, mbështetur tek karakteret, situate, batuta dhe reagime.