Seriali më i mirë latin i vitit 2019, një melodramë romantike në të cilën krimi dhe hakmarrja do të jenë aleatë besnikë të çdo personazhi. Leon Karvahal, një sipërmarrës i pasur, në moshën 60-vjeçare, vendos të martohet me Lusia Borgesin, një grua 30 vjet më të re në moshë se ai, por vritet në mes të ceremonisë martesore. Po në të njëjtën orë, në një burg të sigurisë së lartë, ekzekutohet në karrigen elektrike i ashtuquajturi “Kinezi Valdez”, një kriminel i rrezikshëm i dënuar me vdekje. Në të njëjtin çast, bie në humnerë me makinë Beltran Kamaço, një profesor antropologjie. Të tria vdekjet ndodhin në orën 13:00. Teksa milioneri Leon shpallet klinikisht i vdekur, ndodh diçka e papritur, shpirti i tij rimishërohet në trupin e Kinezit Valdez. Sepse ndodh që edhe vdekja të jep një mundësi të dytë. Magnati, tashmë me tjetër identitet, rikthehet për të zbuluar se kush e vrau dhe përse, pa e ditur se gruaja e tij e adhuruar dhe dashnori i saj planifikuan çdo gjë teksa ishin në shtrat bashkë.

E ndiqni nga e hëna në të premte ora 19:15 në 3 Plus!