Perandoria e gënjeshtrave - Angelique Boyer

Angelique Boyer ka lindur më 4 korrik 1988 dhe është një nga aktoret më të suksesshme meksikane. Karrierën e nisi në role dytësore në seriale si Rebelde, Muchachitas come tu, Corazon Salvaje, Alma de Hierro etj…

Në vitin 2010, ajo fitoi rolin e saj të parë si protagoniste në serialin “Teresa”, rol që së bashku me atë në “Mujeres Asesinas” vulosën famën e saj dhe e shndërruan në një nga aktoret më të pëlqyera nga fansat. Në vitin 2012, interpretoi në telenovelën “Abismo de pasión”. Më pas, në dy role të tjera protagoniste në serialet “Lo que la vida me robo/Pasion i rrëmbyer) dhe Tres veces Ana/Tre Anat). Angelique Boyer është 3 herë fituese e çmimit “Aktorja më e mirë protagoniste” në ceremoninë prestigjioze të çmimeve TV y NOVELAS dhe numëron mbi 15 nominime për çmime të ndryshme. Gjithashtu, numëron dhe dhjetra role në teatër, është aktorja meksikane më e ndjekur në rrjetet sociale, me mbi 10 milionë ndjekës vetëm në Instagram.

Aktualisht, është prej gjashtë vitesh në një marrëdhënie dashurie me aktorin e njohur Sebastian Ruli.

Në Tring e kemi ndjekur edhe në serialet “Tre Anat”, “Të duash deri në vdekje” dhe së fundmi  do ta ndiqni në serialin “Perandoria e Gënjeshtrave”!


Të gjithë personazhet e "Perandoria e gënjeshtrave"

Leticia Calderón ka lindur në 15 Korrik 1968 në Guayamas, ...më shumë

Susana Gonzales ka lindur në 2 tetor 1973 në Calera ...më shumë

Aktori meksikan Andres Palacios ka lindur më 13 Maj të ...më shumë

Angelique Boyer ka lindur më 4 korrik 1988 dhe është ...më shumë