Është viti 1967 dhe kapiteni Ali Arkasu e kalon pjesën më të madhe të kohës i ndarë nga familja. Teksa ai është larg, e shoqja, Xhemilja, kujdeset për katër fëmijët e tyre. Kur një ditë kthehet në shtëpi, Xhemilja gjen një letër ku thuhet se i shoqi e tradhton me një të huaj që quhet  Karolina, një grua që e josh, e manipulon dhe e bind t`i kthejë shpinën gruas dhe fëmijëve. Që prej këtij momenti, asgjë nuk do të jetë më njëlloj në familjen Arkasu. Këtu e ka zanafillën një histori emocionuese plot konflikte e dilema shpirtërore, gjatë së cilës Xhemilja ka vetëm një mision, të mbrojë me çdo mjet  fëmijët e saj.

“Koha kalon” e ndiqni nga e hëna në të premte ora 17:45 në Kanal D!