Lumturia dhe qetësia e një familjeje në dukje të përsosur tronditet kur djali i tyre rrëmbehet në rrethana të mistershme. Duke mos mundur të njoftojnë autoritetet, Kemali dhe Lejla i kërkojnë ndihmë Mehmetit, një ish-oficeri policie. Me t’u njohur me ta, ai e kupton se kjo nuk është thjesht një pengmarrje dhe se të gjithë janë të dyshuar në këtë histori dramatike me shumë të panjohura. A është ky një plan hakmarrës? A fshihet pas gabimeve të anëtarëve të familjes armiku i padukshëm? Çdokush ka sekretet e veta, çdo sekret ka një çmim!

E ndiqni nga e hëna në të premte ora 16:10 në Kanal D Drama!