Një ish oficer gjygjësori jeton tashmë në Stamboll. Agah është një person i respektueshëm por, prapa kësaj fasade fshihet një zemërim i madh. Ai nuk e ka harruar kurrë krimin mizor të kryer ndaj një vajzë të vogël, si dhe të gjithë zyrtarët që e mbuluan atë krim. Tashmë, rreth të 60-ave, ai është shndërruar në një ekzekutues gjakftohtë dhe nuk do të ndalet pa i vrarë ata një e nga një.

Vetëm pasi vriten apo zhduken disa persona, detektivja Nevra arrin të zbulojë një linjë të qartë hetimi. Teksa rrugët e tyre ndërthuren, Agah dhe Nevra nuk kanë mundësi tjetër, veçse të trazojnë të shkuarën për të gjetur përgjigje dhe të rrëmojnë thellë në kujtime. Takimi i tyre ka qenë vallë i rastësishëm, apo e gjitha kjo është pjesë e mozaiku më të koklavitur?

Historia drithëruese e transformimit dramatik të një oficeri gjyqësor, pasi preket nga Alzhajmeri.