Persona - Episodi 7-8

Nën presion e banorëve që marrin vesh për vdekjen e tre vëllezërve, Nevra rend drejt shtëpisë së nënës së saj ku pëson një krizë nervore. Xhemili i qëndron në krah Zyhalit kur ajo përfundon në spital pasi alkoolizohet dhe duke vuajtur ende pasojat e traumave që ka kaluar në fëmijëri. Dikush i veshur me një kostum maceje kryen një vrasje në parking. Viktima këtë herë është një femër. Do të përputhet ADN-ja e vrasësit me kampionet e marra nga kostumi? Viktimat e radhës së Agait këtë herë janë tri. Në shënimin e lënë mbi kufomat e tyre këtë herë shkruhet “Personale”.

Agai vendos të vrasë Xhemilin. Nevra i kërkon Ateshit të përhapë lajmin se Hamzai është në kërkim. Të rinjtë që gjejnë kufomën e Salihut janë pjesë e klubit të vrasësit. Marrëdhënia mes Ateshit dhe Nevrës sa vjen e bëhet më e afërt pasi kalojnë sërish natën bashkë. Zyhali i rrëfen Devës për takimin e saj me vrasësin. Do të zbulojë diçka më shumë Nevra pasi të marrë në pyetje Hamzain?

Të gjithë episodet e "Persona"

Again e zë paniku kur gjatë konferencës për shtyp dëgjon ...më shumë

Edhe pse ka vendosur se ditën e funeralit të Tajfunit ...më shumë

Nën presion e banorëve që marrin vesh për vdekjen e ...më shumë

Nevra zbulon kufomën e viktimës në pishinë kur zgjohet në ...më shumë

Nevra shkon në burg për të takuar Ateshin, pikërisht ish-gjyqtarin ...më shumë

65-vjeçari Agah, një ish-gjykatës, zbulon se është në fazat e ...më shumë