Sipërmarrësi i njohur Kemal Ipekçi bën një jetë dinjitoze në Stamboll bashkë me të shoqen Suzanën dhe dy fëmijët Mertin dhe Çiçekun, që ai i do shumë. Kur Merti pëson një aksident tragjik, del një dritë një tjetër fakt tronditës, Kemali ka një familje tjetër në Adana. E dashura e tij e rinisë dhe dy fëmijët e tyre binjakë kanë jetuar atje dhe kanë qëndruar në hije. Por, kur e vërteta zbulohet, Kemali do të luftojë me disa të papritura për të mbrojtur fëmijët e tij dhe gruan që ka dashur.

Do ta ndiqni nga e hëna në të premte, ora 17:45 në Kanal D Drama!