Nikolasi është një vogëlush 6-vjeçar që vuan nga leucemia dhe i nevojitet urgjentisht transplanti i palcës kurrizore. Elena dhe Ernesto, prindërit birësues të djalit, të gjendur përballë kësaj situate, vendosin të gjejnë babanë biologjik të djalit. Ai quhet Pedro, është një mekanik i thjeshtë në një lagje të varfër. Në fillim, Pedro nuk e beson se është i ati i Nikos dhe se e dashura që ka pasur në të shkuarën nuk i ka treguar se kishte mbetur shtatzënë. Megjithatë, ai preket dhe shkon të takohet me djalin, fillon të afrohet pak nga pak me të dhe nënën e tij birësuese, duke krijuar kështu një lidhje dashurie shumë të veçantë…