Narin, një grua e fortë dhe një avokate e suksesshme, ka arritur çdo synim pa ndihmën e askujt dhe ka hedhur pas të shkuarën dramatike të familjes së saj. Fati e do që të takojë rastësisht Firatin, të dashurin e parë dhe të përballet sërish me atë pjesë të së kaluarës që ka dashur medoemos ta harrojë. Kur dyshon se ai nuk e mban mend, zbulon se ndjenja mes tyre është më e fortë se kurrë. Por sa e madhe duhet të jetë një dashuri që të sfidojë e të mposhtë hijet që vijnë nga e shkuara?