Sezoni 1

Azra, është një vajzë që ëndërron të bëhet një shefe kuzhine njësoj si ati dhe për t’ia dalë mbanë, po kryen studimet e saj në Amerikë. Një rastësi e çuditshme do të ndodhë në aeroport, ku ajo merr gabimisht çantën e Xhenkut. Djaloshi i pashëm sapo është përjashtuar nga universiteti i tij në Amerikë dhe po përpiqet të zgjedhë rrugën e tij në jetë. Jeta e Azrës do të ndryshojë kryekëput kur babai i saj vdes në një zjarr duke e lënë të vetme atë dhe vëllanë e saj me njerkën lakmitare.

Sezoni 2

Historia e Azrës dhe Xhenkut ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm. Pasi kanë kurorëzuar më në fund në martesë dashurinë e tyre të zjarrtë e të mundimshme, fati i vë përballë sfidës më të vështirë. Në ditën që duhej të ishte më e lumtura e jetës, ajo qëllon Sumrunë, kurse ai aksidentohet me makinë bashkë me Mertin dhe Melisën. Jeta e tyre merr një rrjedhë dramatike. A do të munden ata të mposhtin këtë pabesi të fatit, apo brenga dhe ndjenja e fajit do të prevalojnë mbi dashurinë?